Sunday, 12. April 2026
Sport

Akuzoi Real Madrid se paguante ryfshet te gjyqtarët, klubi spanjoll ngre padi ndaj ish-shefit të policisë

GS 03/10/2023 1 Min. Lesezeit

Real Madrid ka lëshuar një deklaratë zyrtare pas komenteve të bëra nga Jose Manuel Villarejo në “RAC1”, duke akuzuar Florentino Perez për ryfshet ndaj gjyqtarëve dhe duke theksuar se askush nuk mund ta prekte atë.

“Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka urdhëruar paraqitjen e menjëhershme të padisë ligjore kundër ish-komisarit Villarejo për akuzat e rreme të bëra në radiostacionin katalanas “RAC1””, thuhet në njoftimin e “Los Blancos”.

Villarejo është një ish-shef i policisë spanjolle dhe është akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash./ h.ll/abcnews.al

Teilen: