• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Akuzon ish-gjyqtari: Reali shkel rregullat e UEFA-s, mbush arkat e klubit me paratë publike

17/09/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Në Spanjë vazhdon stuhia mbi Realin e Madridit për shkak të Santiago Bernabeut. Prej muajsh stadiumi i klubit madrilen ka qenë në qendër të polemikave për “prishjen e qetësisë publike” të shkaktuar nga zhurmat e forta gjatë ndeshjeve dhe koncerteve të organizuara në strukturën historike që ndodhet në qendër të Madridit.

“Lufta në Bernabeu” është ndezur aq shumë sa në debat ka ndërhyrë edhe një ish-gjyqtar i Gjykatës së Lartë spanjolle, sipas të cilit “Real Madrid po abuzon me paratë publike falë përdorimit të Bernabeut”.

Sipas ish-magjistratit, klubi “mund të shkelë rregullat e Fair Play-t Financiar, duke rrezikuar të ketë probleme me UEFA-n”. Marca i jep hapësirë ​​të mjaftueshme çështjes. Për këtë ka folur edhe juristi José Antonio Martín Pallin në Tve, televizionin publik spanjoll.

“Real Madridi po mbush arkat me paratë publike, me parkingje dhe me disa aktivitete që nuk janë as futboll, as sport”, shpjegoi ai. Ish-gjyqtari denoncoi gjithashtu se “zhurma nga Bernabéu është një krim kundër mjedisit” dhe se “është e pamundur për të izoluar zërin”.

Next Post

Kompani: Dinamo Zagreb “e hekurt”, por fiton Bajerni

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.