Wednesday, 13. May 2026
Sport

Al Ain insiston për Gjimshitin

GS 15/05/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Ain nuk po heq dorë nga shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti.

Bëhet e ditur se Al Ain pritet se shpejti ta kontaktoj Atalantan në lidhje me Gjimshitin, të cilin po synon ta transferoj këtë verë.

Djimshiti po shihet si përforcim i duhur në mbrojtje kurse për kartonin e tij është gati të ofrojë mbi 10 milionë euro.

Al Ain po dëshiron ta ketë Gjimshitin në radhët e veta për Botërorin e klubeve, turne që nis muajin tjetër.

Gjimshiti ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2027 kurse Al Ain është në Grupin G të Botërorit të klubeve së bashku me Juventusin, Manchester Cityn dhe Wydad.

Teilen: