• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Al Hilal bën gafë me prezantimin e Inzaghit

05/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tashmë ka marrë formë zyrtare; Simone Inzaghi është trajneri i ri i Al Hilal. Klubi saudit e prezantoi teknikun italian përmes rrjeteve sociale me pseudonimin “gjeniu italian”.

Ish-trajneri i Interit ka firmosur kontratë deri në vitin 2027, me pagë prej 25 milionë euro neto në sezon.

Megjithatë, prezantimi nuk kaloi pa gafë. Në videon zyrtare, teksa kamera rrotullohet rreth Inzaghit, në një ekran televiziv dëgjohet komentimi i një goli nga Sandro Piccinini, por nuk është gol i Simone. Në fakt bëhet fjalë për gol të vëllait të tij Pippo, pikërisht goli i dytë në finalen e Champions League 2007, Milan-Liverpool.

Ndër “pëlqimet” bie në sy ai i Sergej Milinkoviq-Saviq, i cili do ta ritakojë trajnerin e tij të dikurshëm (te Lazio) në Riad. Në një tjetër postim, Inzaghi prezantohet si “Kumbari” i ri i klubit.

Next Post

Carlos Sainz foli për problemet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.