Jo vetëm lojtarët e mëdhenj, por Arabia Saudite dhe milionat e saj tentojnë të tundojnë edhe trajnerët më të mirë Europianë.
Al-Hilal është në kërkim të një tekniku teksa media italiane “Tuttomercatoweb.com”, raporton se presidenti i klubit ndodhet në Paris për të biseduar me kandidatët e mundshëm.
Mes tyre do të ishte Julen Lopetegui, aktualisht i lidhur me Uolvesin, ndërsa Zinedin Zidan ka refuzuar një ofertë prej 50 milionë në sezon.
Nga ana tjetër, janë zbehur zërat për Masimiliano Alegrin.
PANORAMASPORT.AL