Tuesday, 24. March 2026
Futboll

Al-Hilal “shtang” Barcelonën, zbulohet shifra që kërkon klubi arab për të lënë të lirë Joao Cancelo

GS 24/03/2026 1 Min. Lesezeit

Pas rikthimit te Barcelona gjatë merkatos së janarit, Joao Cancelo ia ka dalë të bindë Hansi Flick dhe gjithë të tjerët për nivelin e tij, duke fituar vendin e titullarit në krahun e majtë te katalanasit.

Cancelo ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 4 asiste deri tani. Pavarësisht formës së mirë të treguar deri tani, Cancelo në fund të sezonit do të rikthehet tek Al-Nassr, aty ku ka dhe një vit kontratë, e cila skadon në qershor të vitit 2027.

Mediet vendase bëjnë me dije se drejtuesit e Al-Hilal janë të vendosur për rikthimin e Cancelo-s në ekip, portugezi do të largohet përfundimisht nga klubi saudit vetëm për shifrën 15 milionë euro, pavarësisht se kontrata i skadon vetëm një vit më pas.

Kushti i Al-Hilal ka vendosur në pozitë të vështirë katalanasit, të cilët ende nuk kanë vendosur nëse do të blejnë përfundimisht kartonin e Cancelo apo të ndajnë rrugët njëherë e mirë me të në fund të sezonit.

Teilen: