Wednesday, 13. May 2026
Sport

Al-Hilali me ofertë të çmendur për Brunon

GS 07/05/2025 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes mbetet synimi kryesor i ekipit nga Arabia Saudite, Al-Hilal.

Madje, thuhet se ekipi saudit tashmë ka bërë gati ofertën për ta bindur ekipin anglez në lirmin e mesfushorit portugez.

Për kartonin e tij, Al-Hilali është gati të ofrojë deri në 140 milionë euro për ta pasur Fernandesin në radhët e veta.

30-vjeçari është kapiten i Manchester Unitedit por thuhet se është i gatshëm të zhvendoset në Lindjen e Mesme për të vazhduar karrierën.

Ai është pjesë e skuadrës angleze prej vitit 2020 dhe ka kontratë deri në vitin 2027 kurse këtë sezon ka shënuar 19 gola dhe ka bërë 18 asistime në të gjitha garat.

Teilen: