• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Al Ittihad merr fitoren e katërt, Al Hilal rikthehet te suksesi dhe mund ekipin e Gerrard

28/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Al Ittihad nuk fal asgjë, me kampionët në fuqi të cilët regjistruan fitoren e katërt në po kaq ndeshje.

Ekipi i Espirito Santo-s koleksionoi suksesin e radhës në transfertën e Al Wehda me rezultatin 0-3.

Al Ittihad zbriti në fushën e lojës me “arsenalin” e rëndë, me Benzema, Fabinho, Kante, ndërsa në fundin e pjesës së parë, ish-sulmuesi i Real Madrid, Benzema u zëvendësua nga Jota.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa në pjesën e dytë, Al Ittihad zhbllokoi rezultatin me Romarinho në minutën e 63-të, ndërkohë që katër minuta më pas dyfishoi portugezi Jota.

Llogaritë e takimit i mbylli Coronado me golin e shënuar në minutën e 73-të.

Me këtë sukses Al Ittihad kryeson me pikë të plota, 12-të, ndërsa Al Wehda mbetet me 6-të pikë.

Në takimin tjetër, Al Hilal triumfon në javën e katërt në Saudi Pro League, me skuadrën e Jesus që fitoi 2-0 përballë Al Ettifaq, skuadrës së Gerrard.

Vendasit shënuan golat në pjesën e parë, me Malcom fillimisht në minutën e 24-të, ndërsa golin e dytë e realizoi Al Dawsari në minutën e 41-të.

Al Hilal shkon kështu në kuotën e 10-të pikëve, ndërsa Al Ettifaq mbetet me 7-të pikë.

Next Post

Inter i sigurt, mposht pa problem Cagliarin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.