Sunday, 10. May 2026
Sport

Al-Ittihad merr ofertë për Mitajn

GS 30/06/2025 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësit të krahut, Mario Mitajt i kanë mjaftuar vetëm gjashtë muaj në Arabinë Saudite për të tërhequr vëmendjen e skuadrave nga Evropa.

Bëhet e ditur se Al-Ittihadi, skuadra ku aktivizohet Mitaj, tashmë ka marrë ofertë zyrtare për 21-vjeçare.

Emri i klubit evropian që ka shprehur interesim për Mitajn nuk është bërë i ditur por thuhet se bëhet fjalë për një ekip nga Premier League e Anglisë.

Kartoni i Mitajt vlerësohet mbi 5 milionë euro kurse futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë ka kontratë me skuadrën saudite deri në verën e vitit 2028.

Mitaj në fillim të këtij viti iu bashkua Al-Ittihadit nga Lokomotiva e Moskës dhe në sezonin e tij të parë në Arabinë Saudite, ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën.

Teilen: