Tuesday, 26. May 2026
Futboll

Al-Khelaifi: Forca e grupit dhe akademia e PSG çelësi i suksesit, tani vëmendja në Champions

GS 26/05/2026 2 Min. Lesezeit

Pas fitimit të titullit kampion në Ligue 1, presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, ka festuar me skuadrën, por pa humbur nga sytë qëllimin përfundimtar: Triumfin në Champions League për të dytin vit radhazi.

Presidenti i ekipit parizien, vlerësoi punën në grup brenda klubit, duke theksuar se ky titull i pestë radhazi përfaqëson një arritje historike për PSG-në: “Jemi shumë krenarë për këtë kampionat të 14-të francez dhe titullin e pestë radhazi “, tha Al-Khelaifi.

I përgëzoj lojtarët, Luis Enrique, Luis Campos dhe të gjithë stafin për punën e tyre të jashtëzakonshme gjatë gjithë sezonit“, shtoi presidenti i PSG, që theksoi konceptin e punës në grup, një temë qendrore në projektin e trajnerit të Luis Enrique.

Ky sukses është rezultat i punës së shkëlqyer në grup dhe forcës së akademisë sonë të të rinjve, me gjashtë lojtarë të rinj që debutojnë profesionalisht. Në Paris Saint-Germain, ylli i vërtetë është ekipi“, tha Khelaifi.

Ai gjithashtu falënderoi tifozët, duke i quajtur ata fantastikë kudo, përpara se të zhvendoste menjëherë vëmendjen e tij te ndeshja e radhës e madhe evropiane. “Tani jemi plotësisht të përqendruar në ndeshjen në Budapest. Ka ende shumë punë për të bërë për të vazhduar të shkruajmë historinë tonë së bashku“, përfundoi Khelaifi.

Teilen: