Klubi i Paris SG-së dhe presidenti Naser Al-Khelaifi kanë përshëndetur yllin e tyre Nejmar, i cili që nga dje është një lojtar i Al-Hilal në Arabinë Saudite.
Numri një i klubit francez Naser Al-Khelaifi, duke iu referuar largimit të yllit brazilian e cilësuar atë një legjendë të historisë së kampionëve të Francës.
“Është e pashmangshme dhe e vështirë t’i thuash lamtumirë një legjende të klubit. Nuk do ta harroj kurrë ditën kur ai mbërriti në Paris, as atë që ai kontribuoi në klubin tonë dhe projektin tonë për gjashtë vitet e fundit. Ne kemi jetuar momente të jashtëzakonshme dhe Nejmar do të jetë gjithmonë pjesë e historisë sonë. Unë do të doja ta falënderoja atë dhe familjen e tij”, tha Al-Khelaifi.
PANORAMASPORT.AL