Friday, 20. March 2026
Sport

Al Nasr nuk ndalet, sauditët gjejnë akordin me Bajernin për Mane duke plotësuar skuadrën që do ia kishin zili europianët

GS 28/07/2023 1 Min. Lesezeit

Klubi i Al Nasr do të kujtohet gjithmonë si ai nga i cili nisi eksodi i madh drejt Arabisë Saudite, falë firmës me Kristiano Ronaldon në janar. Dhe pikërisht ky klub, kërkon të lërë shenjë në kampionatin e ri me një skuadër yjesh, pasi ka siguruar sot një tjetër emër të njohur të futbollit botëror.

mane

Mediat ndërkombëtare raportojnë se tashmë është gjetur akordi mes klubit saudit dhe Bajern Mynih për të siguruar kartonin e Sadio Mane. Sulmuesi senegalez nuk bindi në vitin e tij të vetëm në Gjermani, ku nuk u shfaq asnjëherë në lartësinë e kërkuar. Por Al Nasr është gati të hapë portofolin për të dhe raportohet se së shpejti ai do të kryejë vizitat mjekësore dhe zhvendoset në kampionatin arab.

Kështu, Al Nasr do të ketë në radhët e tij një tjetër yll, pasi ka siguruar më parë firmat e Ronaldos, Brozoviç, Fofana, apo Tejesh, duke ndërtuar një ekip me lojtarë që do ia kishin zili shumë skuadra europiane.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: