Monday, 9. March 2026
Sport

Al-Nassr kërkon Cavanin për të ndihmuar CR7 në sulm

GS 28/06/2023 1 Min. Lesezeit

Qendërsulmuesi uruguaian me eksperiencë Edinson Cavani mund të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin e Arabisë Saudite.

Sipas gazetarëve Todofichajes, Al-Nassr dëshiron të nënshkruajë me golashënuesin 36-vjeçar për të mbështetur Cristiano Ronaldon në sulm.

Cavani luan për Valencian.

Ekspertët e Transfermarkt vlerësojnë vlerën e tij në tre milionë euro.

Edinson bëri 25 paraqitje sezonin e kaluar në La Liga, duke shënuar pesë gola dhe duke asistuar dy herë.

Teilen: