• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, August 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Al Nassr në finale të Superkupës Saudite

19/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Al Nassr është ekipi i parë që është kualifikuar në finale të Superkupës Saudite, pasi të martën në gjysmëfinale eliminoi Al Ittihadin.

Ndeshja e luajtur në “Hong Kong Stadium”, ka përfunduar me fitoren 2:1 të Al Nassr edhe pse ishte me një futbollist më pak në fushë.

Sadio Mane në minutën e 10-të, kaloi Al Nassr në epërsi përpara se të përjashtohet direkt me karton të kuq në minutën e 25-të.

Steven Bergëijn gjashtë minuta më vonë barazoi shifrat, duke shënuar për Al Ittihadin, por në pjesën e dytë Al Nassr shënoi golin e fitores.

Ishte portugezi Joao Felix, i cili realizoi në minutën e 61-të pas asistimit të Cristiano Ronaldos.

Tek Al Ittihadi gjatë tërë ndeshjes luajti mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj.

Në finale e Superkupës Saudite, Al Nassr pret fituesin e gjysmëfinales tjetër, asaj ndërmjet Al Qadisiya dhe Al Ahli që luhet të mërkurën.

Next Post

“Abissnet Superiore” në RTSH, të premten nis sezoni i 87-të i kampionatit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.