Tuesday, 17. February 2026
Futboll Bota

Al Nassr shpërblen futbollistët, makinë me vlerë 200 mijë euro

GS 19/12/2024 1 Min. Lesezeit

Drejtuesit e klubit Al Nassr u kanë bërë nga një dhuratë të shtrenjtë futbollistëve të vet. Duke përfshirë edhe Cristiano Ronaldon, dhurata e Krishtlindjes nga klubi arab ka qenë një supermakinë e re, e cila kushton mbi 200 mijë euro.

I njohur për pasurinë e madhe të drejtuesve të tij, klubi që militon në kampionatin arab, Al Nassr, u ka bërë një dhuratë të shtrenjtë futbollistëve të vet për festën e krishtlindjes. Një makinë e re, luksoze, e bërë dhuratë nga dega saudite e kompanisë gjermane për futbollistët e Al Nassr është një version, vlera e të cilit shkon deri në 200 mijë euro. Makina mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 270 km/h dhe të arrijë 100 km/h nga 0 në vetëm 4.3 sekonda.

Këtë dhuratë e kanë përfituar përveç kristiano Ronaldos edhe  yje të tjerë të Al Nassr. Sulmuesi portugez njohet për garazhin e tij luksoz, ku makina e tij e fundit u ble në shifrën prej 390 mijë euro. E tashmë atij i shtohet edhe makina e re e dhuruar nga klubi me vlerën prej rreth 200 mijë euro.

 

Teilen: