• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Alain Giresse: Shiu na ndaloi ta merrnim fitoren

16/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përzgjedhësi i Kosovës Alain Giresse pas barazimit ndaj Rumanisë nënvizoi se fusha e rënduar ndikoi që të mos shënonin fitore.

Kosova dominoi ndaj Rumanisë por u ndal në një barazim pa gola.

Pas ndeshjes, Giresse për “Klan Kosovën” deklaroi se kanë luajtur mjaftë mirë, por që fusha e rënduar iu ka nxjerrë probleme.

“Mendoj se luajtëm mirë dhe u mbajtëm deri në fund, por nuk shënuam gol që ishte më i rëndësishmi. Pastaj kushtet në terren dhe shiu na ndaluan të merrnim atë që donim”.

“Pika është e rëndësishme, është e rëndësishme mënyra si luan por pikët na ndihmojnë për të vazhduar tutje”.

Tutje ai shtoi se as sulmuesit nuk do t’i ndihmonin në këso rastesh duke shtuar se do të bëjnë gjithçka për t’u kualifikuar tutje.

“Në fakt janë disa gjëra, ju mund të mendoni se mungesa e sulmuesve ndikoi që të mos fitojmë, por të mos harrojmë se për të shënuar na duhet krijimi i rasteve. Edhe nëse vendosim pesë sulmues nuk është që do të shënonim. Patëm disa raste, por sulmuesit nuk i konkretizuan”.

“Do të tentojmë gjithçka dhe të fitojmë sa më shumë pikë. Mendoj se pozita ime është e ngjashme si çdo trajneri, pra marrë përgjegjësinë si në humbje ashtu edhe fitore”.

Next Post

Skandal: Tifozët rumunë brohoritën “Kosova është Serbi” në Prishtinë, andaj u larguan nga stadiumi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.