• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, August 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Alarm për Ismajlin e Mitajn

08/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Çasti final po vjen dhe sërish kemi probleme. Kombëtares shqiptare mund t’i mungojnë disa futbollistë të rëndësishëm për ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës tani në mars.

Dy mbrojtës titullarë si Ardian Ismajli dhe Mario Mitaj ende nuk duken në fushën e lojës dhe frika është se nuk do të jenë të gatshëm për në grumbullim.

Ismajli jepet ende jashtë ekipit për ndeshjen e kësaj të diele që Empoli do të luajë në fushën e tij ndaj Romës në Serinë A. Lojtari kuqezi ishte titullar në 26 shkurt, kur toskanët eliminuan Juventusin nga Kupa e Italisë, por doli nga fusha pas pushimit duke ndjerë sërish shqetësime fizike.

Ai nuk luajti kundër Xhenoas në 2 mars, nuk pritet nesër në fushë, dhe shansi I fundit që të ketë disa minuta para kombëtares është në 15 mars, pra të shtunën e ardhshme, në duelin Torino-Empoli.

Mitaj besohej se do të aktivizohej në duelin e Al Itihadit në fushën e rivalit Al Kudisijah në Ligën profesioniste saudite.

Kjo nuk ndodhi, ndërsa kryesuesit e kampionatit barazuan 1-1 të enjten, dhe mbrojtësi nuk ishte fare I grumbulluar. Kjo do të thotë se 21-vjeçari ka humbur 6 ndeshje, dhe mundësia e fundit për të është të premten e 13 marsit, në ndeshjen e ligës, Al Itihad-Al Rijad.

Nëse mbrojtësit do të luajnë fundjavën e ardhshme, ekziston mundësia që të thirren në kombëtare, ndonëse forma e tyre vështirë të jetë në 100 për qind. Kombëtarja luan në Londër ndaj Anglisë në 21 mars, dhe pret Andorrën në Tiranë në 24.

Next Post

Pulisic shpëton Milanin, kuqezinjtë fitojnë me përmbysje ndaj Leçes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.