Kapiteni i Real Madridit, Dani Karvahal, ka pësuar një dëmtim në pulpë dhe mediat spanjolle raportojnë se mbrojtësi do të mungojë për të paktën katër javë.
Ai ka luajtur në shtatë nga tetë ndeshjet e Realit në të gjitha garat këtë sezon, por u detyrua të largohej pas një ore lojë në humbjen 5-2 në derbin të së shtunës ndaj Atletiko Madrid në La Liga.
33-vjeçari ishte rikthyer në aksion në korrik për gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube pas nëntë muajsh mungesë për shkak të një dëmtimi në ligamentin e kryqëzuar anterior.
“Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Karvahal nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, atij i është diagnostikuar një dëmtim në muskulin soleus të këmbës së djathtë”, thuhet në deklaratën e klubit madrilen.
Ai mund të humbasë ndeshjen me Barcelonën më 26 tetor. Mbrojtësi i djathtë Trent dhe qendërmbrojtësi Antonio Rydiger janë gjithashtu të lënduar, duke e lënë trajnerin Alonso pa alternativa në mbrojtje.