Wednesday, 11. November 2026
Sport

Alarm te Shqipëria para Finlandës, 7 kuqezinj rrezikojnë të humbasin sfidën vendimtare me Bjellorusinë

GS 11/11/2026 2 Min. Lesezeit

Të enjten kombëtarja shqiptare luan një nga duelet më vendimtare në grupin e Ligës së Kombeve, por në të njëjtën kohë rrezikon shumë edhe për sfidën pasardhëse me 15 nëntor kundër Bjellorusisë.

Janë plot 7 futbollistë të cilët nëse ndëshkohen kundër Finlandës nuk do të jenë në dispozicion të Maran për ndeshjen e fundit në grup.

Emrat e atyre që rrezikojnë janë të futbollistëve të cilët po kalojnë një formë shumë të mirë me ekipet e tyre, por edhe me kombëtaren.

I pari është kapiteni Berat Gjimshiti, por edhe Stavro Pilo i cili është bërë futbollisti shqiptar me më shumë gola në Champions League pasi i realizoi Manchester City-t dhe Real Madridit.

Bashkë me Gjimshitin dhe Pilon në mbrojtje rrezkon edhe Ardian Ismajli, ndërsa në mesfushë Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani. Në sulm i vetmi që rrezikon është Myrto Uzuni, ndërsa në mesin e atyre që humbasin Bjellorusinë nëse ndëshkohet me të verdhë kundër Finlandës është edhe Alen Sherri.

Referuar koeficientëve Shqipëria është favorite për të fituar përballë Finlandës. Kjo edhe për shkak të lojës që kuqezinjtë shfaqën në përballjen e parë në Helsinki. Edhe në FIFA Shqipëria renditet më mirë se Finlanda.

Kuqezinjtë janë në vendin e 66 në FIFA, 9 pozicione më lart se Finlanda që renditet e 75. Megjithatë në përballjet direkte Shqipëria ka siguruar vetëm 2 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje kundër Finlandës.

Teilen: