Saturday, 23. May 2026
Sport

Alarm total te Real Madrid, Valverde rrezikon derbin në Champions

GS 03/03/2025 1 Min. Lesezeit

Edhe ai që dukej se ishte prej çeliku është thyer! Po flasim për Federiko Valverden, i cili nga një shqetësim i vogël është kthyer në një problem serioz te Reali.

federico-valverde-real-madrid-2024-2025-1049498155h-1728568623-150954

Sepse mesfushori uruguaian jo vetëm që nuk luan prej disa ndeshjesh – të gjithë mendonin se Ançeloti po e linte pushim për shkak të ngarkesës shumë të lartë – por ai rrezikon të mos jetë as nesër kundër Atletikos në derbin e 1/8-ave në Ligën e Kampioneve.

Valverde u stërvit individualisht në ambiente të mbyllura dhe në fushë në seancën e djeshme të Realit, teksa sot do të vendoset nëse ai mund t’i bashkohet grupit. Prandaj lojtari po zgjat shqetësimin e Ançelotit për humbjen e tij për derbin e Ligës së Kampioneve dhe alarmi tani është i plotë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: