Monday, 25. May 2026
Futboll

Alaves pret kampionët me nderime, por “nderin” ia bën Barcelona në fushë! Sevilla dhe Espanyol qetësohen, rrezikon Muriqi! Getafe drejt Europës

GS 14/05/2026 2 Min. Lesezeit

Deportivo Alavés i bën pritje nderi dhe më pas mposht Barcelonën e dehur nga festimet dhe e kthen betejën për rënie nga kategoria në La Liga edhe më të çmendur se ishte, teksa Sevilla dhe Espanyol praktikisht të shpëtuara. Hansi Flick dhe katalanasit nuk e kapin dot tashme objektivin e 100 pikëve: “Ne donim të arrinim 100 pikë, por kjo nuk është më e mundur tani. Ky është futbolli…”

Alaves e mposhti Barcelonën 1-0 në “Mendizorroza”, duke mbajtur portën të paprekur për herë të parë pas 21 ndeshjesh në La Liga. Kampionët e Barcelonës kishin siguruar titullin në ndeshjen e kaluar dhe u paraqitën me tetë ndryshime në formacion, ndërsa vendasit e nisën me intensitet për shkak të luftës për mbijetesë.

Rastet nuk munguan, por cilësia në finalizim ishte e dobët dhe deri në minutën e 30-të asnjë skuadër nuk gjeti portën me goditje në kuadrat. Goli i ndeshjes u shënua në fund të pjesës së parë, kur Ibrahim Diabate u shkëput nga mbrojtja dhe realizoi bukur me volej për 1-0.

Në pjesën e dytë, Szczesny priti një goditje të rrezikshme me kokë të Diabate, ndërsa Alavés u mbrojt me pesë lojtarë në vijën e fundit.

Barcelona e shtoi presionin në 15 minutat e fundit, por nuk arriti ta thyejë mbrojtjen e organizuar të vendasve dhe seria e saj prej 11 fitoresh radhazi në ligë u ndërpre. Fitorja e parë e Alavés ndaj Barcelonës pas tetë vitesh e ngjit ekipin në vendin e 15-të, me edhe dy ndeshje të mbetura deri në fund.

Sakaq, Getafe e trajnerit Bordalas e pabesueshme, i afrohet Europës. Mallorca e Muriqit në pozicion delikat.

Teilen: