• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Alban Ferati krenar që mban shiritin e kapitenit te Shkëndija e Haraçinës!

05/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shkëndija ka një yll të ri që po ngrihet në hierarkinë e skuadrës dhe ai është Alban Ferati.

Mesfushori i talentuar haraçinas ka qenë pjesë e klubit që nga fëmijëria, dhe tani pasi iu besua shiriti i kapitenit, ai ndihet tepër i emocionuar.

Me fillimin e sezonit pranveror në Ligën e Tretë, ai është kapiten i kuqezinjve nga Haraçina.

Ferati padyshim se është krenar, pasi ka realizuar një ëndërr të madhe që të ketë shiritin e kapitenit në krah te Shkëndija para shumë emrave të njohur dhe me përvojë që ka kjo skuadër.

Në fund të fundit, ai ka qenë edhe tifoz i Shkëndijës që kur ka qenë i vogël, pasi gjithmonë kam qenë këtu në klub. Ai është shumë i lumtur që mban shiritin e kapitenit.

Ferati është një simbol i pasionit dhe përkushtimit te Shkëndija, duke u rritur në shkollën e këtij klubi e më pas duke u zhvilluar në akademinë e FC Shkupi, ku fitoi kupën për të rinj me trajnerin aktual që ka Erkan Murseli, ndërsa tani te Shkëndija është bërë një lojtar kyç për skuadrën e parë.

Me vetëm 20 vjeç, ai tashmë ka treguar cilësitë e një lideri, duke fituar zemrat e tifozëve Çlirimtarër për stilin e tij luftarak dhe teknikën e madhe në mbrojte dhe krosimet e rrezikshme në sulm. Me Shkëndijën është drejt realizimit të ëndrrës së madhe-ngjitjes në Ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut.

Next Post

LIVE BARCELONA-BETIS/ Një mbrojtës surprizon katalanasit, miqtë rikthejnë baraspeshën (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.