Friday, 1. May 2026
Sport

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon me xhiron e pestë këtë të diel

GS 18/09/2025 1 Min. Lesezeit

Superliga e Kosovës në futboll, e sponsorizuar nga Albi Mall, do të vazhdojë të dielën me ndeshjet e xhiros së pestë. Ashtu si në javët e kaluara, Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur që të gjitha ndeshjet të zhvillohen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë.

Pesë duelet e kësaj jave do të luhen të dielën, duke filluar nga ora 15:00.


Banner

Pa dyshim, vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë, ku Llapi – që ende nuk ka shënuar fitore këtë sezon – do të përballet me kampionin aktual, Ballkanin.

Ndërkohë, Drita, një tjetër ekip me ambicie për titull, pret Prishtinën e Re në Gjilan dhe do të kërkojë fitoren e parë pas një fillimi të vështirë në kampionat.

Ndeshje mjaft interesante pritet të jetë ajo mes Ferizajt dhe Gjilanit, ndërsa Malisheva do të përballet me Prishtinën.

Kurse lideri aktual i kampionatit, Dukagjini, do të udhëtojë për t’u përballur me Drenicën, në përpjekje për të ruajtur pozitën e parë në tabelë. /ATVLIVE.TV

Teilen: