• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, October 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Albian Hajdari zgjodhi Kosovën, Yakin: “E pranojmë vendimin e tij”

02/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përzgjedhësi i Zvicrës Murat Yakin, në konferencën e parë për gazetarë pasi publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet e tetorit, ka folur edhe për kalimin e Albian Hajdarit te Kosova.

Qendërmbrojtësi ka qenë pjesë e skuadrave zinxhirë të Zvicrës, por zgjodhi vendin e prindërve, duke zemëruar zviceranët që edhe muajin e kaluar e kishin humbur në të njëjtën mënyrë Leon Avdullahun.

Sipas asaj që raporton gazeta zvicerane Blick.ch, ky vendim i Hajdarit vjen pas kalimit të tij në Bundesligë, çka ka ndryshuar edhe pritshmëritë e tij në karrierë.
Yakin e konfirmoi vendimin dhe komunikimin e hapur që ka pasur me futbollistin.

“E kemi pranuar vendimin e tij. Nuk mund ta ndikojmë. Ka pasur një komunikim të qartë mes nesh,” është shprehur Yakin.

A duhet ndryshuar sistemi i zgjedhjes së kombëtareve? Në këtë pikë, trajneri Yakin thekson se përfaqësuesja funksionon mbi bazën e meritës:

“Nuk është që duam të angazhojmë lojtarë vetëm që të luajnë për ne. Ne bazohemi në parimin e performancës,” theksoi trajneri, duke shtuar se ndeshjet e pakta nuk e lejojnë eksperimentimin e panevojshëm: “Për ne ka rëndësi kualifikimi. Në plan të parë është rruga sportive.”

Next Post

Man United “rrëmben” yllin kolumbian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.