Albin Krasniqi i Prishtinës shpërblehet me çmimin “Ylli i Javës” nga FFK
Federata e Futbollit e Kosovës edhe në edicionin e ri e shpall lojtarin më të mirë të xhiros në Superligë.
Dhe çmimi i më të mirit për xhiron e parë i takon Albin Krasniqit të Prishtinës.
Krasniqi shkëlqeu të dielën mbrëma në fitoren 4:2 të Prishtinës ndaj Ballkanit në “Fadil Vokrri”.
Albin Krasniqi i shënoi dy golat e parë të skuadrës së kaltër dhe u shpërblye me çmimin “Ylli i Javës”.
Teilen: