Albion Rrahmani është ftuar për herë të parë te Kosova pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen kundër Andorrës.
Ftesën e Kosovës për Rrahmanin e ka bërë të ditur të enjten klubi i Rapid Bukureshtit.
Kosova më 22 mars luan miqësore ndaj Armenisë në Yerevan, kurse më 26 mars ndaj Hungarisë në Budapest. Në këto ndeshje miqësore, në krye të Kosovës do të debutoj edhe selektori i ri, Franco Foda.
Rrahmani është një prej lojtarëve më në formë në Rumani dhe deri më tani i ka dy paraqitje me Kombëtaren e Kosovës.