Albion Rrahmani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën në Rumani.
Ishi i Malishevës e Ballkanit ka realizuar dy herë në debutim me ekipin e tij të ri, përcjell lajmi.net.
I mjaftuan 19 minuta lojë që të gjejë rrugën e golit.
Në minutën e 46′ u inkuadrua, kurse në të 65′ shënoi për 3-4.
Albion Rrahmani tregon vlerat e futbollit kosovar, shënon gol të bukur debutim me Rapid Bucuresti 🙌🏼🇽🇰 pic.twitter.com/Api9rCpkMX
— LIG Sport (@lig_sport) August 25, 2023
Kur pritej që ndeshja të mbyllej po me këtë rezultat, sërish Rrahmani në skenë.
Me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 3-5 e për ta falënderuar më pas Zotin për këtë mbrëmje të madhe.