Sunday, 3. May 2026
Sport

Albion Rrahmani shpallet lojtari i muajit në Çeki

GS 05/09/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Albion Rrahmani,po vazhdon të korrë suksese me gjigantin e mirënjohur çek.

Rrahmani mori çmimin si lojtar i muajit në elitën e futbollit çek,dhe kjo falë paraqitjeve të mira që pati me Spartën Pragën në ndeshjet e para të sezonit të ri.


Banner

Përndryshe Rrahmani po kalon formë fantastike me gjigantin çek,ku në 7 ndeshje të zhvilluara ka arritur të realizoj 5 gola,dhe poashtu pritet të jetë një ndër shtyllat kryesore të dardanëve në ndeshjet kualifikuese të botërorit 2026 kundër Zvicrës dhe Suedisë.

Kujtojmë që ekipi i Albion Rrahmanit Sparta Praga gjendet në pozitën e parë në kampionatin çek me 19 pikë,dy më shumë se përcjellësi Slavia Praga që gjendet në pozitën e dytë.

Teilen: