Për kualifikimin e Ballkanit në grupet e Conference League natyrisht se është gëzuar edhe ish sulmuesi i kampionëve, Albion Rrahmani.
Kampionët e Kosovës kanë fituar ndaj BATE Borisov me rezultatin e përgjithshëm 4-2 në “Play Off”, duke siguruar kështu kualifikimin e madh në grupet e Conference League.
Rrahmani në një postim të Ballkanit ka komentuar, ku duket qartazi se është shumë i lumtur me suksesin e ish ekipit të tij, ku edhe ai ka merita për golat e realizuara.
“Zemra mal”, ka komentuar ai.
/GazetaBlic Sport