Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albion Rrahmani nuk po ndalet me gola në Rumani.
Ish-futbollisti i Ballkanit ka shënuar për Rapid Bukureshtin në ndeshjen që po zhvillohet me Cluj në kuadër të javës së dhjetë.
Ishte minuta e pestë e takimit, kur Rrahmani goditi nga penalltia, por nuk ia doli t mposhte portierin, ndërsa nga topi i rikthyer shënoi me sukses.
Cluj u kundërpërgjigj pas pesë minutash me golin e Deac për rezultatin 1-1. Albioni aktualisht ka pesë gola, ndërsa Ermal Krasniqi që luan te Cluj është në bankinë.
⚽️ 🇷🇴 𝐆𝐎𝐀𝐋 | Rapid București 1-0 CFR Cluj | Albion Rrahmanipic.twitter.com/8Gf88kd06X
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 25, 2023