Thiago Alcantara dy ditë më herët njoftoi pensionimin nga futbolli.
33-vjecari vendosi të varë këpucët, i cili nga shumëkush u cilësua si magjik me topin.
Nuk e diskutoi fare të ardhmen, megjithatë ish-mesfushori spanjoll u pa sot teksa mbërriti në qendrën stërvitore të Barcelonës në mëngjes.
Raportohet se ai mund t’i bashkohet stafit teknik të Hansi Flick te katalonasit.
Thiago Alcantara kaloi një periudhë fantastike si lojtar te Barcelona.