Ëndrra e Rafael Nadal dhe Carlos Alcaraz për të fituar një medalje në Lojërat Olimpike të Parisit ndalet në çerekfinale. Spanjollët dorëzohen përballë dyshes amerikane Krajicek/Ram, me rezultatin 6-2. 6-4.
Alcaraz do të luajë çerekfinalen teke kundër Tommy Paul të enjten. Nadal, i eliminuar në turin e dytë nga Novak Djokovic, largohet ndoshta për herë të fundit nga Philippe Chatrier dhe në ditët në vijim do të marrë një vendim për të ardhmen e karrierës së tij.