Me fitoren e djeshme, Masimiliano Alegri u bë trajneri i dytë i Juventusit që kapërceu 250 fitore në të gjitha garat që nga viti 1929/30, pas Xhovani Trapatonit (në kuotën 319 suksese). Sidoqoftë, në mendjen e trajnerit bardhezi është skuadra dhe fitorja e parë sezonale.

NDESHJA – “Ka dy gjëra që duhet të përmirësojmë: njëra, duke parë pjesën e dytë, është menaxhimi i topit, do të thotë se duhet bërë në gjysmëfushën e kundërshtarit dhe se duhet të lëvizësh më tepër. Mireti dhe Ueah luajtën mirë, por kisha nevojë për diçka tjetër në aspektin e dytë. Gjëja e dytë çfarë duhet bërë është menaxhimi i topit dhe disa lëvizje ndryshe në aspektin mbrojtës. Është e vërtetë që po fitonim 3-0, por ndeshjet ndryshojnë shpejt e nëse rivali shënon, më pas bëhet gjithçka më e ndërlikuar”.
ÇËSHTJA “KOSTIÇ” – “Për shkak se kisha edhe Ilingun, e së bashku me Kostiçin janë dy në të njëjtin rol. Nëse do të hiqja më herët Kiezën, do të kisha vendosur Kostiçin, por me Kiezën ende në lojë preferova të vendos Ilingun, sepse ai është një lojtar që shkon mëshumë brenda fushës, në krahasim me Kostiçin që luan mëtepër në korsi”.
VLAHOVIÇI – “Bëri një ndeshjetë mirë. Vinte nga një periudhënë të cilën kishte luajtur pak. Kur e vendosim në lëvizje menjëherë, mund të bëjë mirë. Popunojmë në lëvizjet e tij”.
JUVJA E RE – “Unë besoj sekarakteristikat e lojtarëveduhet të shfrytëzohen maksimalisht. Për të mbajturqendrën e gravitetit të lartë,sulmuesit duhet të vrapojnëshumë dhe po punojmë përkëtë aspekt. Fituam një ndeshje,duhet të mbajmë këmbët nëtokë dhe të punojmë për t’upërmirësuar. Për të bërë disagjëra duhen mbuluar mirë hapësirat edhe kur nuk mund tëbëjmë presion”.
PANORAMASPORT.AL