Rabotnipki është në presion të liderit të kampionatit maqedonas, skuadrës shqiptare Shkupi, në kuadër të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.
Ndeshja zhvillohet nesër (13.00) në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari.
Portieri i Rabotniçkit, Igor Alexovski, arriti që të shpëtojë rrjetën në ndeshjen e kaluar me Sileksin.
“Kupa është specifike, duhet të ketë fitues dhe në një ndeshje nuk ka shumë vend për gabime.
Ne jemi të vetëdijshëm për këtë, e dimë edhe që kemi kundër vetes një ekip cilësore si Shkupi, por sigurisht që nuk janë të pathyeshëm.
Në fillim të kampionatit i mundëm pikërisht në ‘Boris Trajkovski’, më pas humbëm në Çair.
Do të jetë vështirë, por ne jemi maksimalisht të fokusuar dhe të motivuar dhe besojmë se mund ta arrijmë qëllimin.
Në Kupë është e rëndësishme të shkojmë në raundin tjetër dhe sigurisht që do të bëjmë gjithçka për të arritur në gjysmëfinale” – thotë Igor Aleksovski.