Tuesday, 17. February 2026
Futboll Bota

Alen Sherri sërish titullar, Kaljari barazon në transfertë

GS 24/11/2024 1 Min. Lesezeit

Pas debutimit përballë Milanit, javën e kaluar, portieri shqiptar Alen Sherri luan sërish si titullar në portën e Kaljarit në kampionatin italian.

“gardiani” kuqezi ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes në transfertën kundër Genoas, që përfundoi në barazim 2-2.

Duket se paraqitjet e mira të Sherrit kanë bindur trajnerin Nikola, që ti besojë “çelësat” e portës së skuadrës sarde, duke ulur në stol Scuffet, që ka qenë portieri titullar deri ën këtë pikë të sezonit.

Teilen: