• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Alex Ferguson shpenzoi 750 mijë euro për një kalë dhe triumfoi në Cheltenham Festival

15/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe 12 vjet pas tërheqjes nga futbolli, Sir Alex Ferguson nuk lodhet kurrë së fituari… pa marrë parasysh se çfarë sporti mund të jetë.

Ish-trajneri i Manchester United zotëron kuaj, të cilët kanë konkurruar në Festivalin Cheltenham në Angli, dhe të enjten e kaluar ai madje fitoi një garë, duke marrë në shtëpi një çmim prej £64.300 (77.000 €).

‘Djalli i kuq’ 83-vjeçar është një fanatik i njohur i kuajve, me një stallë me 32 kuaj. Ai që i siguroi triumfin në ditën e tretë të festivalit quhet Caldwell Potter dhe ‘Fergie’ shpenzoi për të më shumë se 630 mijë paund (750 mijë euro!) për blerjen e tij.

Ai më parë ndante pronësinë e kalit me John Hale, i cili vdiq vitin e kaluar. Vajza Lisa Hale ndoqi hapat e të jatit dhe gjithashtu festoi fitoren e Caldwell.

Skocezi nuk e fshehu kënaqësinë e tij për fitoren, të cilën e festoi në mënyrë të vrullshme dhe u shpreh për BBC Radio: “Çfarë mund të them? Ai është një kalë i madh dhe fitimi i garës është një bonus”.

Next Post

Mjafton goli i Skënderit, Vora mposht Kastriotin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.