• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Aliaj për ndeshjen Suhareka – Trepça ’89: Pritet një ballafaqim i fortë në një ndeshje derbi!

29/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Suhareka kërkon fitore në duel me Trepçën ’89, në takimin e javës së 6-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Kryetari i FC Suhareka, Rrustem Aliaj, kërkon angazhim nga lojtarët e tij dhe pikë në duel me ’89-shin, në takimin që luhet sot një orën 15.00. 

“Pritet një ballafaqim i fortë në një ndeshje derbi!

Përballja derbi e së premtes në javën e 6-të e Viva Fresh Ligës së parë grupi “A”, ku FC Suhareka është mikpritëse e skuadrës nga  Mitrovica FC  Trepça 89 padyshim do të jetë ballafaqimi më i fortë që zgjon kureshtjen e të gjithëve.

Ne vijmë pas një pas barazimi të hidhur në Istog ndërsa Trepça 89 vjen pas humbjes  si nikoqire nga Vëllaznimi.

Prandaj, shikuar në përgjithësi kjo do të jetë ndeshje e fortë.

Ndërsa, FC Suhareka si gjithnjë do të bëjë mikpritje të mirë, ndërkaq synojmë fitore si rezultat i punës dhe jo i dhunës. 

Urojë futbollistët tanë që të jenë në nivel të detyrave të parashtruara nga Shtabi teknik. Të bashkërendojnë e bashkëpunojnë mes  vete nga se dueli me skuadrën që sapo ka lënë superligën dhe ish kampionin e Kosovës Trepçën 89 është një sfidë në vete. Por me angazhim dhe lojë cilësore e mbi të gjitha korrekte suksesi nuk do të mungojë.

Na priftë e mbara! Për Ty Suharekë!”, ka shkruar Aliaj në profilin e tij në facebook.

Next Post

Merr fund makthi në Francë, futbollisti zbret nga ura! Ja si është gjendja e tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.