• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, October 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Allegri flet për fitoren e Milanit: Mund të luajmë edhe pa qendërsulmues

20/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Massimiliano Allegri foli pas fitores së përmbysur 2-1 të Milanit ndaj Fiorentinës, një ndeshje që riktheu kuqezinjtë në krye të renditjes.

Trajneri italian shmangu komentet mbi polemikat që përfshijnë Fiorentinën dhe Stefano Piolin, por nuk kurseu vlerësimet për ekipin e tij.

“Ekipi zhvilloi një ndeshje të mirë. Deri në momentin e golit nuk kishim lejuar asnjë gjuajtje në portë, kështu që ai rast ishte më shumë i shmangshëm. Në pjesën e parë, Pavlovic dhe Leao patën mundësi të mira. Pas golit të pësuar reaguam fuqishëm dhe kjo ishte ajo që më pëlqeu më shumë. Nuk ishte e lehtë dhe jemi të lumtur për këtë fitore”, tha Allegri.

Sa i përket zgjedhjeve në sulm dhe penalltisë së realizuar nga Leao, tekniku kuqezi shtoi se skuadra e tij mund të luaj edhe pa një qendërsulmues.

“Mund të luajmë edhe pa një qendërsulmues të mirëfilltë. Fofana mund të futet si mesfushor dhe kjo na ndihmon të kemi më shumë njerëz në zonë. Rafën e kisha zgjedhur unë për të gjuajtur penalltinë. Gjithsesi, duhet të përmirësojmë përqindjen e penalltive të humbura”.

Në fund, Allegri nuk dëshiroi të flasë për ‘mesazhe’ në garën për titull, por u tregua i kujdesshëm dhe realist për vazhdimësinë.

“Nuk po dërgojmë asnjë mesazh. Duhet të shijojmë këtë fitore, kemi marrë tre pikë dhe duhet të marrim të tjera për të arritur objektivin tonë. Të premten duhet të jemi sërish në këtë nivel. Shpresoj të rikuperojmë Loftus-Cheek dhe Nkunku”, përfundoi Allegri.

Pas kësaj fitoreje, Milani kryeson kampionatin dhe në raundin e ardhshëm do të presë Pizën në “San Siro”.

Next Post

Interesim i jashtëzakonshëm/ Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Slloveni-Kosovë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.