• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Allegri i bindur: Leao ka potencial të shënoj 20 gola në sezon

28/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani përgatitet për një udhëtim të vështirë në Bergamo, ku do të përballet me Atalantën në një ndeshje me peshë të madhe për zonën e kreut të Serie A.

Barazimi dramatik ndaj Pisas në “San Siro” i kushtoi kuqezinjve vendin e parë në tabelë, duke e bërë këtë sfidë edhe më të rëndësishme për të ruajtur ritmin e garës për titull.

Në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes, trajneri Masimiliano Allegri foli për gjendjen e skuadrës, formën e lojtarëve dhe pritshmëritë për përballjen në Bergamo. “Ndeshjet në këtë periudhë janë të gjitha të vështira,” deklaroi Allegri.

“Kundër Pisas e komplikonim vetë situatën, por duhet të qëndrojmë të kthjellët dhe të vazhdojmë rrugën tonë. Në Bergamo na pret një duel i ashpër, përballë një skuadre me intensitet dhe dinamizëm të lartë”.

Sa i përket repartit ofensivë, trajneri italian u ndal te forma e Rafael Leaos dhe pritshmëritë për Santiago Jimenez.

“Leao ka potencial për të shënuar 15 deri në 20 gola në sezon. Po rritet dhe po kupton se duhet të jetë më vendimtar brenda zonës. Jimenez nuk ka gjetur ende golin, por kjo mund të ndryshojë në çdo moment. Ai është sulmues me cilësi dhe do të na ndihmojë shumë”, tha Allegri.

Tekniku shtoi se gara për titull është më e hapur se kurrë dhe se vazhdimësia do të jetë faktori vendimtar.

“Serie A këtë vit është shumë e ekuilibruar. Skuadrat në krye janë shumë pranë njëra-tjetrës. Ne duhet të mbrohemi mirë, të ruajmë qetësinë dhe të përmirësojmë cilësinë e lojës, sidomos kur kemi topin”, tha ndër të tjera Allegri.

Next Post

Sulmuesi danez shndërrohet në fitim për Manchester United

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.