Masimiliano Allegri është gati që të qëndrojë te Juventusi, por vetëm për një tjetër vit, derisa të përfundojë kontrata aktuale me bardhezinjtë.
Edhe pse klubi shpeshherë ka bërë të qartë se i beson plotësisht atij projektin teknik për të ringritur ekipin, trajneri ka bërë të ditur sot në konferencë për shtyp se nuk është i fokusuar te një rinovim i mundshëm.
“A do të firmosja direkt për të qëndruar më shumë vite te Juventusi? Në këtë moment nuk do të firmosja asgjë, kam në kontratë deri në vitin 2025 me Juventusin.
Për ne, në këto momente, e ardhmja nënkupton të kthejmë skuadrën në Ligën e Kampioneve.
E kemi për detyrë ta arrijmë duke mbajtur një pozicion të caktuar në klasifikim, pavarësisht shumë të rinjve që kemi aktivizuar. Nuk duhet të shpërqendrohemi nga ajo që do të ndodhë në vitin e ardhshëm.
Duhet qetësi, durim dhe ekuilibër. I pranojmë kritikat, por do të vazhdojmë të punojmë”, theksoi Alegri para gazetarëve.