Juventusi barazoi 0-0 me Torinon në derbi dhe zgjati serine negative si mysafir me pesë ndeshje radhazi jashtë pa fitore.
Në konferencën për shtypin pas ndeshjes Allegri, trajner i “Zonjës së Vjetër”, nuk e fshehu zhgënjimin për mungesën e suksesit.
“Jemi të zhgënjyer. Në pjesën e parë bëmë mirë, në pjesën e dytë u zmbrapsëm, por patëm situata që duhej t’i shfrytëzonim më mirë.”
Sa pikë duhen për të siguruar pjesëmarrjen në Champions?
Gjëja e rëndësishme është të sigurojmë kualifikimin në këtë kompeticion. Do të përpiqemi të grumbullojmë sa më shumë pikë. Do të shkojmë në Cagliari të premten dhe më pas do të kërkojmë finalen. Mendoj se na duhen ende shtatë pikë.
Një pikë e fituar apo dy të humbura?
“Është një pikë…Ne e pranojmë. Gjithmonë ekziston zhgënjimi që nuk kemi marrë tri pikë, por nëse nuk do t’i kishim humbur ato ndeshje do të kishim qenë në një vend më të mirë.”