Tuesday, 17. February 2026
Sport

Allegri në vigjilje të ndeshjes Milan-Como: Kualifikimi në Champions për jetë a vdekje, goli i Muntari-t nuk na hoqi titullin!

GS 17/02/2026 1 Min. Lesezeit

Milani përgatitet për të luajtur nesër mbrëma ndeshjen e prapambetur me Como-n me synimin e vetëm për të dërguar ne pesë distancën e pikëve me Inter-in.

Fitorja përballë surprizës së sezonit të Serie A për “djallin” kuqezi është alternativa e vetme. “Mendoj se kualifikimi në Champions është një çështje për jetë a vdekje për Milan-in”, tha Max Allegri, i cili pranoi sot në konferncën e zakonshme për shtyp se renditja mes katër skuadrave të para në Serie A është prioritet për kuqezinjtë.

Një tjetër argument i  konferencës së sotme për shtyp ishte edhe episodi mes Kalulu-t dhe Bastoni-t. Në këtë polemikë Allegri nuk preferoi që të përfshihej duke thënë se arbitrave u duhej dhënë kohë. Lidhur me episdoet që kanë vendosur momente decizive në Serie A, Allegri u pyet edhe për çështjen “Muntari”. “Nuk mendoj se kemi humbur titullin kampion 2011-2012 për shkak të golit që u konsiderua si i tillë nga arbitrat. Atë titull e kemi humbur në një tjetër ndeshje”, tha Allegri.

Teilen: