Allegri: “Po afron rikthimi i Gimenez”. Për Fullkrug: “Ai gisht, herët a vonë, do të ngjitet”
Massimiliano Allegri foli në konferencë për shtyp, në ditën e mbylljes së merkatos dhe në prag të Bologna–Milan. Trajneri u shpreh optimist për rikuperimet. “Kemi qenë me fat që kemi këto dy ndeshje, të martën dhe pas 10 ditësh. Do të kemi kohë të rikuperojmë plotësisht Pulisic, Leao, Fullkrug… Ai gisht, herët a vonë do të ngjitet”, – tha me shaka për dëmtimin e sulmuesit gjerman.
Allegri shtoi: “Po i afrohemi rikthimit të Gimenez, që do të jetë i dobishëm për finishin e sezonit”. Ai pranoi se, ndonëse janë bërë “gjëra të mira”, nuk mjaftojnë për objektivin: “Juventusi është afruar, Roma është ngjitur, Como është ngjitur”.
Për merkaton dimërore: “Fatmirësisht mbyllet. Ka ardhur Fullkrug dhe jam shumë i kënaqur. ‘Blerjet’ tona do të jenë Gimenez dhe sidomos Leao e Pulisic, që shpresojmë t’i rregullojmë mirë në 10 ditët e ardhshme”.