• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Allegri pritet të shkarkohet, Juventusi ka opsione për zëvendësimin e tij

26/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dyshimet vazhdojnë të ngrihen për të ardhmen e Max Allegrit në Juventus, kështu që opsionet për ta zëvendësuar atë përfshijnë Igor Tudor, Thiago Motta, Roberto De Zerbi, Vincenzo Italiano, Raffaele Palladino dhe Antonio Conte.

Trajneri ka qenë një nga figurat e pakta të qëndrueshme në krye gjatë muajve të fundit, ku i gjithë bordi drejtues dha dorëheqjen pas hetimeve për parregullsitë financiare.

Deri më tani, kjo ka bërë që klubit t’u heqin 10 pikë në Serie A për rritjen artificiale të tarifave të transferimit për të rritur fitimet kapitale, me më shumë penalizime që priten në manovrat e pagave.

Megjithatë, paraqitjet në fushë dhe stili i futbollit kanë acaruar ende shumë tifozë dhe lojtarë, të cilët mendojnë se Allegri është shumë negativ në qasjen e tij.

Nëse ai shkarkohet në fund të sezonit, ‘La Gazzetta dello Sport’ e vë në dukje Igor Tudor, Thiago Motta, Roberto De Zerbi, Vincenzo Italiano, Raffaele Palladino dhe Antonio Conte si opsione për stolin e ‘Zonjës së Vjetër’

Mbetet të shihet nëse do ketë marrëveshje të klubit nga Torino me ndonjërin nga trajnerët e përmendur më lartë./Lajmi.net/

Next Post

‘Kokëdhimbje’ për Ten Hag, Antony ka pësuar lëndim serioz

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.