Duke qenë se Milan do të luajë në Champions League sezonin e ri, trajneri Max Allegri dhe tifozët kuqezi presin që drejtuesit të bëjnë përforcime të rëndësishme në verë.
Një nga repartet që ka nevojë për ndërhyrje është sulmi. “CalcioMercato.com” zbulon se dëshira e madhe e Allegri-t për sulmin është Moise Kean, sulmuesi i Fiorentinës, i cili ka një klauzolë alrgimi 62 milionë euro.
Shifër kjo e papërballueshme nga kuqezinjtë, megjithëse paltët mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për një shifër më të ulet te 45-50 milionë euro. Megjithatë, Igli Tare dhe Giorgio Furlani nuk duken shumë optimistë për këtë lëvizje, dhe po shqyrtojnë alternativa të tjera për sulmin, që sigurisht do të kenë edhe një kosto më të ulët në krahasim me atë për Moise Keane.