• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Allianz Arena”, tempulli i rekordeve. Ndaj Kopenhagenit bëhen…100 ndeshje

29/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

99 ndeshje janë zhvilluar në “tempullin” e Bajern Mynihut, “Allianz Arena”, që nga 27 shtatori i vitit 2005. Në këtë hark ndeshjesh, vendësit grumbullojnë 73 fitore dhe një sërë arritjesh “të vyera”, sikurse edhe “dramatike”. Gjithçka filloi me takimin debutues Bajern-Klub Bryzh, e përfunduar me suksesin minimal të bavarezëve.

STADIUMI

Triumfi më i thellë i klubit më të titulluar në Gjermani koincidon me Bazelin dhe Shahtjor Donjetsk, 7- 0. Në këtë gamë arritjesh ka vend edhe për golin më të shpejtë në turneun e mësipërm. Roi Makai e dërgoi topin në rrjetën e Real Madridit vetëm pas 10.1 sekondash, mars 2007. Aktualisht rezulton 2.7 gola mesatarja e shënimeve si pritës në Champions. Megjithatë, kemi treguar vetëm njërën anë të “medaljes”.

ALLIANZ

Finalja e 2012 u zhvillua në “Allianz Arena” mes bavarezëve dhe Çelsit. Edhe pse Bajerni shënoi i pari nuk arriti të mbronte rezultatin deri në fund, duke u gjunjëzuar ndaj bluve pas ekzekutimit të 11-metërshave. Gjithsesi, kjo “dhimbje” mund të “shërohet” në finalen e vitit 2025, pasi UEFA e ka caktuar sërish si mikpritëse të turneut më të rëndësishëm në rang klubesh.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

VIDEO/ Galatasaray i heq fitoren  nga “duart” Manchester United, PSV përmbys gjithçka ndaj Sevilla

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.