Thursday, 22. January 2026
Sport

Alma Loki mposht serben në finale dhe shpallet kampione e Ballkanit

GS 24/02/2024 1 Min. Lesezeit

 

Alma Loki e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të mbajtur në Podgoricë, disiplina e katave.

Karateistja kosovare në përballjen finale për të artën mposhti kundërshtaren serbe, Neda Milosevic.

Kjo është medalja e parë ndërkombëtare për ekipin e karatesë të Kosovës në disiplinën kata.

Teilen: