• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, December 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Almir Aganspahiq, ‘Ylli i Javës’

05/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 31-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të SC Gjilanit, Almir Aganspahiq.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Skender Kapra, Rifat Nasufi dhe Agim Xhakolli.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e tridhjetë e dytë t’i takojë Aganspahiqit, i cili ishte arriti hat-trik në fitoren me përmbysje të SC Gjilanit, 2:3 në ndeshjen kundër FC Feronikeli 74.

Pasi mori këtë çmim, Aganspahiq u shpreh i lumtur që u vlerësua më i miri i javës.

“Së pari dua të falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin për ndihmën e tyre që të arrij këtë çmim. Ishte një ndeshje shumë emocionuese. Gjatë gjithë lojës ishim në disavantazh, por në pjesën e dytë u treguam më ofansivë, më agresivë, dhe arritëm të shënojmë tre gola. Jam shumë i lumtur për këtë. Veçanërisht për dy golat e parë si dhe për golin vendimtar në sekondat e fundit të ndeshjes”, ka thënë ai për faqen zyrtare të FFK-së.

“Ende jemi në luftë, ende po luftojmë për objektivat tona. Po luftojmë për vendin që na çon në Evropë…dhe besojmë se do të japim maksimumin për ta arritur atë”, ka theksuar Aganspahiq. 

Next Post

Çelsi në zonën Champions, Mareska: Pesë vendet e para janë minimumi që duhet të kërkojmë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.