Friday, 15. May 2026
Sport

Alper Potuk pritet të dënohet rëndë!

GS 30/04/2025 1 Min. Lesezeit

Pas gjithçkaje që ndodhi të dielën në stadiumin “Boris Trajkovski” në derbin midis skuadrës shqiptare Gostivari dhe asaj maqedonase Rabotniçki, tani gjithçka është e qartë. 

Ndeshja është regjistruar zyrtarisht 0:3 për ekipin Rabotniçki.

“Duhet theksuar se ndeshja u ndërpre në minutën e 85-të, me urdhër të pronarit të klubit Gostivari Enes Usta, kapitenit Alper Potuk i cili tërhoqi shokët e ekipit në teshatore”, shkruan media maqedonase “Sportsport”.

“Kapiteni i Gostivarit, Alper Potuk, do të ndëshkohet rëndë, dhe ky është një dënim shumë më i madh se dënimi me një muaj që mori kapiteni i Voskës, Agon Hani.

Ndryshe nga Potuk, kapiteni i Voskës u përpoq disa herë ta bindte trajnerin e tij që të mos e tërhiqte ekipin. Ndërsa Potuk këmbënguli që Gostivari të tërhiqej”, shkruan më tej.

Teilen: