• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Aludohej se do të mungonte në Serbi, tekniku i Zvicrës sqaron çështjen “Xhaka”

04/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas sfidave të shtatorit, “Helvetët” e Zvicrës do të luajnë dy sfidat mjaft interesante këtë muaj të vlefshme për Nations League, ku më datë 12 tetor do të përballen në Beograd me Serbinë, ndërsa 3 ditë më vonë do të presin në shtëpi Danimarkën.

Në kuadër të këtyre dy sfidave tekniku Murat Yakin ka publikuar këtë të premte edhe listën e lojtarëve të grumbulluar për këto sfida mjat të vështira, ku nuk kishte si të mungonte edhe emri i Granit Xhakës, me këtë të fundit që është auluduar shumë për një mungesë në përballjet e tetorit, shkak këtu edhe sfida në Serbi.

Megjithatë ishte vetë strategu i “Helvetëve”, i cili gjatë konferencës për shtyp pas publikimit të listës përjashtoi çdo mundësi të mospërfshirjes mesfushorin shqiptar.

“As që e kemi menduar të mos e marrim Granitin me vete në Serbi. Natyrisht se është një ndeshje emocionale, por s’kemi pse i hapim gjithmonë rrëfimet e vjetra”,- u shpreh tekniku turk, duke rikonfirmuar kështu rëndësinë e Xhakës për ekipin dhe qasjen profesionale ndaj një ndeshjeje me ngarkesë të madhe emocionale. /i.m /abcnews.al

Next Post

Spalletti shpall listën, katër futbollistë thirren për herë të parë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.